20:23 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Lushtaku: Asnjë i dyshuar , nuk është dhe nuk ka qenë kurrë në PDK, ministrja Bajrami të jap dorëheqje

Mërgim Lushtaku nga PDK-ja në një konferencë për media ka thënë që në skandalin e e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit nuk është i përfshirë asnjë anëtar i PDK-së, shkruan IndeksOnline.

Ai kërkoj nga Qeveria Hoti që të mos ndërhyj në hetimet për këtë rast.

Lushtaku tha se ministrja Hykmete Bajrami duhet të jap dorëheqje dhe të marrë përgjegjësi publike për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove brenda pak minutash.

“Ditëve të fundit, qytetarët e Kosovës janë deshmitarë për njërin nga dështimet më të mëdha të qeverisë Hoti në 20 vjet të jetës institucionale në Kosovës. Vjedhja e mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit në vetëm pak minuta, është krimi më i madhë I organizuar ndërinstitucional.

Por qeveria në vend të dhënies së përgjegjësisë, po heshtë dhë po përpiqet ta gjej fajtorin diku tjetër.

Kryeminitri Hoti, në këtë rast edhe Ministrja Hykmete Bajrami po mundohen që t’i ikin përgjegjësisë së tyre politike e ligjore me improvizime dhe konfereca për shtyp.

Skandali ia “avullimit të 2 milionëshit” është krim i organizuar brenda Ministrisë së Financave, pra në kuletën e shtetit.

Nga informacionet e fundit që po dalin më media, dhe cdo ditë e më tepër, po bindemi se dorëheqja e ministers është akt i domosdoshëm.

Kjo ministre duhet të marrë përgjegjësi politike për këtë dështim të madh. Kështu do ti hapte rrugë hetimeve të pavarura pa ndërhyrje politike.

Ne e shohim qartazi një tendence nga Qeveria Hoti që në këtë skandal të përfshijë edhe Partinë Demokratike të Kosovës. 

Asnjë i dyshuar deri tani, nuk është dhe nuk ka qenë kurrë në PDK.

Sot nga një portal është përmendur emri i një ortaku tim, gjoja të përfshirë në këtë skandal por me përgjegjësi të morale e politike kjo është një gënjeshtër.

 Nëse medium nuk do të tërhiqet nga lajmi i pavërtetë, atëherë do të dorëzoj padi ditën e nesërme për këtë lajm. 

Partia Demokratike e Kosovës fton organet e rendit dhe të drejtësisë që të hetojnë, arrestojnë dhe denojnë cdo individ që gisht në vjedhjën e mbi 2 milionë euro nga thesari.

Ndërsa kërkojmë nga Qeveria Hoti përgjegjësi dhe llogari. Kjo qeveri është treguar është paaftë, jo kompetentë dhe e rrezikshme për pasurinë publike.

PDK kërkon nga qeveria Hoti që mos të ndërhyj në hetime dhe të qëendroj larg institucioneve të pavarura. Ajo nuk mund të fshihet nga përgjegjësia e saj dhe korrupsioni ku është futur duke i shuar departamentet anti korrupsion në polici, dhe shkarkuar drejtorin e policisë, ATK-së dhe Doganave”, tha ai./IndeksOnline/