14:01 / E Diele, 14 Mars 2021 / OSH

Luta, Lumirit: Do qëndroj prapa teje, çdo ditë, çdo kohë e në çdo proces

Lutfi Haziri e ka uruar kundërkandidatin e tij për kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Haziri ka thënë se do të qëndroj prapa kreut të partisë në çdo kohë dhe kurdo që është e nevojshme.

“Lum urime, do të qëndroj prapa teje në çdo ditë, çdo kohë, e çdo proces. Na kanë shoshitë e trazu se në çfarë forme do e kalojmë këtë proces. Sot ju dëshmuat se LDK është e madhe, është standard e shkollë politike, është vetë shteti i Kosovës që kemi me punu pa u ndal. Lumiri është kryetari më i ri i skenës politike dhe me të do të fitojmë përpara.” ka thënë Lutfi Haziri./Indeksonline/