19:02 / E Shtunë, 20 Tetor 2018

Luten migrantët në Meksikë: Ndoshta Zoti ia zbutë zemrën Trumpit

Mijëra njerëz që udhëtojnë përgjatë Amerikës Qendrore në masë të madhe në SHBA, janë të mbërthyer kufirin jugor të Meksikës pas një përpjekjeje të dështuar për të hyrë në vend.

Disa prej tyre thyen gardhet kufitare të Guatemalës, por pastaj u përleshën me policinë meksikane.

Të premten, presidenti amerikan, Donald Trump falënderoi Meksikën për përpjekjen e saj për të ndaluar karvanin e migranteve, raporton BBC

Migrantët, kryesisht nga Hondurasi, thonë se po ikin nga dhuna dhe varfëria duke përfshirë gratë dhe fëmijët.

Presidenti Trump, i cili ka kërcënuar të mbyllë kufirin amerikan dhe të ndërprejë ndihmat për vendet që vendet që lejojnë karvanin të kalojë, tha se do të ndërhyjë edhe ushtria nëse është e nevojshme.

“Ata më mirë të kthehen prapa, ata nuk do të hyjnë në vend”, u tha Trump gazetarëve të premten.

Pas bisedimeve mbi sigurinë kufitare në Meksikë, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, tha se situata po arrinte në “një moment krize”.

Shumë prej migrantëve përkohësisht kanë thyer barrikadat në një urë që kalon nëpër kufirin e lumenjve midis Guatemalës dhe Meksikës.

Dhjetëra policë meksikanë në këtë marsh trazirash hodhën gaz lotsjellës për t’i detyruar migrantët të tërhiqen pasi ata gjuajtën me gurë.

Disa nga ata kanë bërë lutje që Zoti t’ia zbusë zemrën Trumpit pas vuajtjeve që po kalojnë në këto udhëtime të vështira.