16:17 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“LVV-ja t’ia jap presidentin LDK-së, mos të kthehet në tallje publike”

Njohësi i zhvillimeve politike në vend Petrit Zogaj,  konsideron se zvarritja e procesit të formimit të qeverisë së re është në favor të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.

Këmbëngulja e LVV-së që të mos përfshihet edhe posti i Presidentit në negociatat për bashkëqeverisje, sipas Zogajt vetëm sa do t’ia rrit mundësitë Mustafës për të marrë me tepër hise në qeveri.

“Koha punon për Isa Mustafen. LV duhet me e pasë të qartë këtë. Sa më shumë që vonohet koalicioni, aq më shumë rriten gjasat që Isa Mustafa ta fitojë pjesën e vet. Kështu ka bërë gjatë VLAN-it dhe në fund u bë KM përmes PDK-së. Kështu ka bërë gjatë garës për kryetar të LDK-së, duke i inkurajuar të gjithë për garë, e në fund tha, unë jam konsensusi. Po kështu kishte bërë për garën për kryetar partie më 2010. Pra, LV e ka të kotë këtë rezistencë. Duhet t’i jap postin e presidentit dhe të vazhdojë me qeverinë se ndryshe do të kthehen të dyja bashkë në tallje publike, derisa vendi s’ka institucione funksionale”, u shpreh Zogaj, përmes një postimi në “Facebook”

Ndryshe, dje ishte takimi i tretë në nivel kryetarësh në mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, pas përfundimit të zgjedhjeve, por edhe ai përfundojë pa marrëveshje.