17:59 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Lyeni fëmijët me uthull për t’iu shmangur pickimit të mushkonjave

Mamia kosovare Razije Musa ka ndarë me nënat disa këshilla se si të përgatiten për muajt e nxehtë të verës.

Ajo ka bërë thirrje që fëmijëve gjatë verës nuk u duhen mbathë çorape, shkruan GazetaShneta.

 “Fëmija gjatë verës duhet të ketë kapelen, syzet, sandallet e hapura, rroba me ngjyra të hapura dhe të pambukut e mbi të gjitha të lyhen me krem për mbrojtje nga dielli”, ka shkruar Musa.

Sa i përket rrezitjes në diell, ajo ka treguar se bebat nga 0 deri në 6 muaj nuk bën të të lyhen me krema sepse mjafton vetëm të qëndrojnë nën hije.

Po ashtu atyre nuk bën t’u ipet ujë edhe nëse temperaturat janë të larta, për shkak se mjafton vetëm qumështi i gjirit ose ai me formulë.

Vapa na sjellë me vete edhe insektet e shumta e që “të preferuarat” e verës, mushkonjat, për shumë kë sjellin alergji dhe irritime në lëkurë nëse pickohen prej tyre. Musa ka treguar se për t’i larguar ato, mund të lyheni përbërës natyralë si uthulla, limoni etj.

“Është me rëndësi që çdo fëmijë që e shfrytëzon karrocen të ketë rrjeten për mbrojtje nga mickonjat, ndryshe mund të aplikoni metodat e mbrojtjes me produkte natyrale si limoni, uthulla, ose disa pika të ekstraktit të vaniles, këto aroma nuk janë të preferuarat e mickonjave dhe i largojnë”, ka shkruar më tej mamia Musa.

Sipas saj, koha ideale për të ekspozuar bebet në diell është mëngjesi i hershëm ose pasditja e vonë.