00:00 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Lyon direkt në Ligën e Kampionëve falë Chelseas

Arsenali nuk do të jetë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm pas humbjes së finales së Europa League në Baku kundër Chelseas.

Gunners do të luajë në fazat e grupeve të Europa Ligës në sezonin e ardhshëm, me Chelsean në Ligën e Kampionëve, shkruan Indeksonline.

Fituesit e Europa League fitojnë një vend automatik në grupet e Ligës së Kampionëve, por Chelsea tashmë ishte kualifikuar duke përfunduar në vendin e tretë në Premier Ligë.

Skuadra franceze, Lyon kualifikohet direkt për Ligën e Kampionëve si rezultat i fitores 4-1 të Chelsea.

Kjo është për shkak se skuadra e tretë e vendosur në Ligue 1, Liga e Pestë më e lartë e Uefa shkon drejt në fazat e grupeve dhe jo në kualifikime nëse fituesit e Europa League kualifikohen për Ligën e Kampionëve përmes ligës së tyre. /IndeksOnline/