Lyon nuk pyet për “milionat” e PSG-së (Video)
Lyoni e ka mposhtur PSG-në me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 22-të të Ligue 1, shkruan indeksonline.
Sulmuesi në formë, Nabil Fekir kaloi Lyonin në epërsi në minutën e dytë të ndeshjes.
Kurzaëa barazoi rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë.
Fitoren Lyonit ia solli Memphis Depay me një supergol në minutat shtesë të ndeshjes.
Pas kësaj ndeshje, PSG është e para me 56 pikë ndërsa Lyon e dyta me 48 pikë. /IndeksOnline/