11:34 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Lyoni ul çmimin e Depay, i jep edhe tri ditë afat Barcelonës

Gazeta prestixhioze franceze, “L’Equipe” shkruan sot se Lyoni ka pranuar që të ulë çmimin e yllit të skuadrës, Memphis Depay.

Presidenti i skuadrës franceze, Jean Michael Aulas, është i gatshëm të dëgjojë oferta edhe nën 25 milionë euro.

Aulasi i ka dhënë afat Barcelonës deri më 2 tetor që të bëjnë ofertë për holandezin. Pas kësaj date Lyoni nuk do të shqyrtojë asnjë ofertë të mundshme për asnjë futbollist të kësaj skuadre.

Koemani tani është në dyshim nëse Depay është futbollisti që do t’u përgjigjej skemave të tij./Indeksonline/