14:30 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Lyrical Soni falënderon adhuruesit për urimet: Ju don iKuqi!

Lyrical Soni sot po feston ditëlindjen e 36-të.

Reperi i suksesshme dhe shumë i dashur për publikun shqiptar ka marrë urime të shumta nga adhuruesit dhe miqtë e tij.

Por, në pamundësi për t’iu përgjigjur të gjithëve, reperi ka publikuar një fotografi në Instagram përmes të cilës i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar.

“36 !!! Faleminderit te gjithëve për urimet. Në pamundësi që t’ju përgjigjem të gjithëve, me këtë postim ju falënderoj krejtve për urimet dhe fjalët. Ju don iKuqi”, ka shkruar Lyrical Soni.

Kujtojmë se Lyrical Soni është i martuar dhe baba i dy fëmijëve./Indeksonline/