14:10 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / A. M.

M.City kërkon përforcimin e rradhës, synon mbrojtësin e Borussia Dortmund

Skuadra e Manchester City ka nisur bisedimet për të sjellë në Premier League mbrojtësin e krahut të majtë Raphael Guerreiro.

28-vjeçari portugez luan në Bundesliga me ekipin e Borussia Dortmund.

Trajneri Guardiola, është gati t’i ofrojë mbrojtësit portugez një fanellë si titullar tek skuadra kampione e Anglisë, transmeton IndeksOnline

Sipas “Sky Sports”, palët po diskutojnë për nje transferim të mundshëm, por skuadra gjermane është në dilemë, pasi i duhet fillimisht te gjejë një zëvendësues. Në listën e City është edhe Borna Sosa, që luan në Stuttgart.

Guerreiro ka luajtur ne 189 ndeshje me skuadren e Dortmund, duke realizuar 34 gola që prej vitit 2016.