11:43 / E Martë, 16 Gusht 2022 / A. M.

M.United ka shpenzuar 979 milionë euro për 24 transferime të dështuara në një dekadë

Gary Neville, prezantoi në gazetën ‘’Sky Sorts’’, një studim të bërë rreth tregut të transferimeve të klubit Manchester United.

Në median britanike, ai dhe Carragher matën performancën e nënshkrimeve të mëdha si një semafor: Jeshile, të verdhë dhe të kuqe.

Në të gjelbër listuan vetëm Ibrahimovic dhe Bruno Fernandez, ndërsa Ronaldo kaloi në të verdhë, dhe 24 lojtarë të tjerë me të kuqe nga Martial te Varane, Sancho, Lukaku, Alexis, Van de Beek e shumë të tjerë.

Ku të gjithë këta i kanë kushtuar United plot 979 milionë euro./IndeksOnline/