12:27 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / A. M.

M.United nuk ka transferuar asnjë futbollist që ka kërkuar trajneri Ten Hag

Gjatë merkatos së verës, trajneri i Manchester United, Ten Hag, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të nënshkruaj me pesë lojtarë. Por zyrtaret e kësaj skuadre nuk kanë transferuar asnjë nga këta.

Sipas ‘’Manchester Evening News’’, trajneri holandez kërkoi nënshkrimet e Erling Haaland, Christopher Nkunku, Konrad Laimer, Julian Alvarez dhe Josko Gvardiol, por këto kërkesa nuk iu plotësuan, transmeton IndeksOnline.

Deri më tani ‘’Djajtë e Kuq’’ transferuan në ekip lojtarët: Tyrell Malacia, Christian Eriksen dhe Lisandro Martínez. Është siguruar edhe Adrien Rabiot, por që ende nuk ka firmosur.