19:53 / E Diele, 24 Janar 2021 / C E

Ma keq se Liverpooli, veç vdekja

Manchester United ka kaluar në fazën tjetër të FA Cup.

Djajtë e Kuq kanë mposhtur Liverpoolin me rezultat 3-2 në fazën e katërt të kompeticionit më të vjetër anglez.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Mohamed Salah në minutën e 18-të.

Manchester United barazoi rezultatin me golin e shënuar nga Greenwood në minutën e 26-të.

Me të filluar pjesa e dytë, Djajtë e Kuq shënuan golin e dytë dhe rikthyen epërsinë.

Liverpool shënoi golin e dytë në minutën e 58-të duke barazuar rezultatin.

Golin e fitores e shënoi Bruno Fernandes në minutën e 78-të të ndeshjes. /IndeksOnline/