16:46 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Macja, trashëgimtarja e pasurisë marramendëse të Karl Lagerfeld

Sot ka ndërruar jetë stilisti i ‘Chanel’, Karl Lagerfeld.

Dizajneri me famë botërore, ishte 85 vjeç, ndërsa ende nuk dihen shkaktarët e vdekjes.

E, një nga çështjet më të diskutuara pas këtij lajmi, ishte ajo se kush do ta trashëgonte pasurinë marramendëse të tij.

Mediat franceze, shkruajnë se një pjesë e madhe e pasurisë së tij do të shkojnë pikërisht për macen e tij, Choupette. Pasi që lidhja e stilistit me të ka qenë mjaftë e madhe dhe e afëet.

Ndryshe, shumë yje të famshme nga bota e modës, sot kanë shprehur dhimbjet e tyre dhe kanë kujtuar një nga njerëzit që bën revulucion në këtë fushë./Indeksonline/