12:37 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Macron heq në mënyrë delikate orën luksoze gjatë një interviste për reformën e pensioneve

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka qenë në një intervistë të drejtpërdrejtë për të folur për reformën e pensioneve.

E gjatë kësaj interviste, shikuesit kanë vërejtur një veprim interesant të Macronit, shkruan The Independent.

Ai me delikatesë e hoqi orën që mbante në dorë, duke e futur së pari dorën nën tavolinë, për të mos u kapur momenti, por shikuesit e kanë vërejtur se ora më nuk ishte në dorën e tij.

Përfaqësuesit e presidentit kanë thënë se ai e hoqi atë pasi po krijonte zhurmë në tavolinë dhe gjithashtu mohuan raportet se ajo orë vlente 80 mijë euro.

VIDEO, KLIKO KETU