17:20 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Macron në hall, tani edhe policia i del në protestë

Pas “jelekëve të verdhë”, tani është radha për “jelekët blu” (gilets bleus) për të treguar zemërimin e tyre pasiqë sindikatat e policisë franceze po u bëjnë thirrje oficerëve të policisë të grevojnë te stacionet e policisë të mërkurën, për kushte më të mira pune dhe pagesë më të madhe.

Policia në Francë ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për lodhjen dhe zhgënjimin e vazhdueshëm në vitet e fundit dhe duket se protesta gjatë muajve të gjatë dhe shpesh të dhunshme të gjata “jelekëve të verdhë” i ka thyer ata.

Ata tashmë kanë paralajmëruar qeverinë se janë në te lodhur dhe të mërkurën ata do të fillojnë lëvizjen e tyre të protestës, të cilës i kanë lënë titullin “les gilets bleus” – xhaketat blu, pas veshjes së trupit mbrojtës që ata kanë.

Aleanca e Policisë po bën thirrje për një “ditë të zezë për policinë” në Francë më 19 dhjetor, duke i kërkuar zyrtarëve të ulin mjetet e tyre dhe të rrethojnë stacionet policore të vendit.

Në Tëitter dhe Facebook, alenanca u ka bërë thirrje oficerëve të bashkohen me të ashtuquajturin “aktin 1” të protestave të policisë, duke përdorur emrin që u është dhënë demonstratave nga xhihadat.

Sindikata ka bërë thirrje që policia e vendit t’i “përgjigjet vetëm thirrjeve emergjente” gjatë ditës të mërkurën. /IndeksOnline/