09:12 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / L K

Macron: Prezervativët do të jenë falas për të rinjtë nga viti 2023

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se të gjithë të rinjtë nga mosha 18-25 vjeç   do të marrin prezervativë falas nga data 1 janar i vitit 2023.

“Në farmaci prezervativët do të jenë falas për moshat 18-25, duke filluar nga data 1 janar. Është një revolucion i vogël”, tha ai.

Lideri i Parisit, e bëri deklartën me rastin e një cikli të të ashtuquajturit Këshilli Kombëtar i Rithemelimit (Cnr), kushtuar shëndetit të të rinjve në Fontaine-le-Comte, pranë Poitiers./abcnews.al/