22:14 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Macron “qorton” princin saudit për vrasjen e gazetarit

Macron “qorton” Princin e Kurorës Saudite mbi vrasjen e gazetarit Khashoggi në takimin e tensionuar të kapur në kamera në samitin G20.

Presidenti francez u kap duk ei thënë princit të Kurorës së Arabisë Saudite që “ti nuk më dëgjon kurrë”, në një samit në Argjentinë.

Emmanuel Macron foli për Mohammed bin Salman për pesë minuta në anën e samitit të G20 në Buenos Aires të premten.

Një video e bisedës së tyre besohet se Macron e akuzon homologun e tij për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Pjesa më e madhe e kësaj është e padëgjueshme, por Macron mund të dëgjohet duke thënë: “Unë po shqetësohem.. unë jam i shqetësuar… të thosha”.

Princi i përgjigjet: “Po, ju më keni thënë. Faleminderit shumë”.

Macron i përgjigjet: “Ju kurrë nuk më dëgjoni”, i thotë Macron para se princi i buzëqeshur ia kthen: “Jo, unë të dëgjoj, natyrisht”./Indeksonline/