17:49 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Made in America”, Jay-Z anulon koncertin e tij të përvitshëm

“Made in America” nuk do të mbahet këtë vit, kanë bërë të ditur përfaqësues të Jay-Z.

Festivali i përvitshëm i organizuar nga kompania e reperit të famshëm, “Live Nation”, është anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, por jo vetëm.

“Po kalojmë një moment shumë të rëndësishëm në historinë e vendit tonë. Të gjithë bashkë po luftojmë pandemi paralele, Covid-19, racizëm sistematik dhe dhunë policore. Tani është koha të mbrojmë shëndetin e artistëve tanë, fansave, partnerëve dhe komunitetit, si dhe të fokusohemi në mbështetjen tonë për organizatat dhe individët që luftojnë për drejtësinë sociale e barazinë në vend,” njoftojnë organizuesit përmes një postimi në Twitter.

Koncerti i 50-vjeçarit pritej të mbahej më 5 dhe 6 shtator në Filadelfia, por si asnjëherë tjetër është shtyrë për vitin 2021.

Ndërkohë që të gjithë po mundohen t’i kthehen normalitetit, Jay-Z mori këtë vendim të papritur që ka mërzitur fansat.

“Live Nation” e fokusuar më shumë në muzikën live dhe ture, sipas Billboard, i siguron bashkëshortit të Beyonce një fitim prej 1.5 milion dollarë për shfaqje./tch