10:42 / E Enjte, 13 Janar 2022 / AR

Madonna shqetëson fansat, zbulon mavijosje të madhe në kofshë

Madonna njihet për postime të guximshme, por në imazhin që ndau të mërkurën, fansat vërejtën mavijosje në këmbën e saj të majtë.

Nëna e gjashtë fëmijëve u shfaq e veshur në ‘Versace’, transmeton Indeksonline.

madonë-këmbë-mavijosje

Në një imazh ajo vuri në pah getet e saj për të shfaqur mavijosjen e madhe.

Fansat patën pyetje të shumta duke I thënë se çfarë ka ndodhur me të, por që ende nuk kanë marrë përgjigje.

Madonna duket qartë se po i pëlqen të rikthehet në shtëpi në Los Angeles, pasi ka kaluar pushimet festive me familjen e saj në Gstaad./Indeksonline/

Madona-dhe-familja