21:05 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Madridi bëhet gati për finalen e madhe

Të shtunën zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e Ligës së Kampionëve në sezonin 2018/19.

Liverpool dhe Tottenham do të ndeshen në mes vete për titullin më të lakmuar në Evropë, shkruan Indeksonline.

Ndeshja finale e këtij sezoni do të luhet në stadiumin “Wanda Metropolitano” në kryeqytetin spanjoll.

Stadiumi i Atletico Madrid është bërë gati për të pritur këtë ndeshje.

Flamujt e Ligës së Kampionëve dhe dy skuadrave që do të luajnë tashmë janë vendosur në stadium. /IndeksOnline/