Maestro sapo mori një “ftesë” nga Noizy!

Ditën e djeshme, banorët e “Big Brother VIP” janë argëtuar duke kërcyer nën ritmet e muzikës së lartë në të gjithë shtëpinë e famshme.
Ata kanë kënduar njëzëri këngë të huaja, por edhe ato shqiptare.
Një nga ato ishte hiti i verës së kaluar së Noizy-t dhe Loredanës.
Armaldo duket se po e shijonte këngën duke kërcyer së bashku me Efin, Kiarën dhe Nitën.
Kjo video është ripostuar më pas nga Noizy, përmes së cilës bën reagimin e parë publik në lidhje me formatin e njohur.
“Këtë vëllain do e marr në klip”, ka shkruar reperi krahas videos.