20:56 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

Magjia e Arbër Hoxhës ia sjell fitoren Kosovës kundër Gambisë

Kombëtarja e Kosovës ka arritur të shënoi fitore me rezultat 1:0 në miqësore kundër Gambisë.

Golin e vetëm për Kosovën e shënoi futbollisti, Arbër Hoxha në minutën e 80-të, transmeton Indeksonline.

Hoxha me anë të një solo-aksioni dribloi dy futbollistë dhe arriti të plasoj një goditje të fuqishme që përfundoi në rrjetë.

Kosova gjatë tërë ndeshjes ishte skuadër më e mirë dhe arriti të fitoi ndeshjen./Indeksonline/