13:02 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019

Magjia e kafshëve në lëvizje të fiksuara në një foto

Nganjëherë, ne ndjehemi sikur po jetojmë jetën tonë shumë shpejt, nxitojmë përmes kohës dhe hapësirës, duke vrapuar pas punëve tona duke mos vërejtur gjërat e vogla, por mahnitëse që ndodhin përreth nesh.

Çdo ditë në jetë është përplot befasi, vetëm ndalo një moment dhe shiko përreth jush. Çdo sekondë ndodh diçka me të vërtetë e mrekullueshme para syve tuaj.

Shoqëria Mbretërore e Biologjisë, ka lëshuar listën e shkurtër për konkursin e saj vjetor të fotografisë.

Imazhet e listës së ngushtë tregojnë kafshët e kapura në kamera në të gjithë globin, të paraqitura sipas temës së këtij viti të “Kapjes në lëvizje”.