09:22 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Mahrez nuk transferohet në Liverpool!

Riyad Mahrez si çdo afat kalimtar këto vitet e fundit, edhe gjatë janarit do të jetë futbollisti më i përfolur.

Ai është i lidhur ngushtë për një kalim të mundshëm në skuadrat e Premierligës, por ende nuk ka diçka konkrete.

Mbrëmë qarkulluan disa lajme se Mahrez do të nënshkruaj kontratë me Liverpoolin, e cila ka ofruar plotë 55 milionë euro.

Megjithatë burime mbrenda klubit anglez kanë thënë se ata nuk janë të interesuar për shërbimet e algjerianit.

Mahrez shihet si zëvendësues i Coutinhos, ndërsa i interesuar për të është edhe kampioni aktual, Chelsea./IndeksOnline/