21:18 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Majk dhe Geasy lansojnë projektin e ri ‘Malena’

Majk dhe Getoar Selimi kanë publikuar projektin e radhës në bashkëpunim.

Kënga e re mban titullin ‘Malena’ dhe erdhi e shoqëruar me një videoklip mjaft veror i cili u realizua nga ‘Entermedia’, shkruan Indeksonline.

Teksti i këngës u punua nga vet reperët ndërsa për muzikën u kujdes Rzon.

Kujtojmë që Majk dhe Geti numërojnë disa projekte të përbashkëta, dyshja javë më parë sollën këngën ‘Vamos’ pjesë e të cilit ishte edhe reperi Onat.

Kënga e re ‘Malena’ tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në ‘Youtube’./Indeksonline/