75 Mall Live Search
13:21 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Majk: Lidhem me femra për t’u ndarë për t’u dedikuar më pas këngë

Reperi i njohur shqiptar, Majk, është këtë javë i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.

Në promon e spektaklit janë publikuar sekuenca nga bisedat me reperin, ku ndër të tjerash është përmendur edhe jeta e tij private.

Duke qenë se këngët e tij kanë të bëjnë me dashuri, ai është ngacmuar nga Ermali duke u pyetur nëse këngët janë si rezultat i ndarjes së tij nga femrat.

Dhe me të njëjtën shaka, Majk është përgjigjur duke thënë: “Ndonjëherë lidhem që të ndahem dhe të nxjerr një këngë”.

I njëjti më pas ka zhvilluar disa lojëra me moderatorin, gjersa nuk ka hezituar të flasë për më të rejat e tij.

Majk ndërkohë vazhdon të jetë shumë i angazhuar në muzikë me projekte të shumta dhe koncerte, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.