21:23 / E Premte, 02 Qershor 2023 / MSH

Majk, Lumi B, DJ PM e Dagz janë “Sevdali”

Ndonëse janë pjesë e skenës muzikore prej vitesh dhe ndajnë të njëjtin treg muzikor, Majk dhe Lumi B deri më sot nuk kanë sjell asnjë këngë së bashku.

Por duket se vera 2023 ka bashkuar dyshen fantastike në një projekt muzikor, pjesë e të cilit janë edhe dyshja tjetër shumë e dashur për publikun Dj PM dhe Dj Dagz.

Por jo vetëm kaq, refrenin me shumë ritëm të kësaj kënge të katër super emrave e këndon Zaza, një artist i ri që po futet fuqishëm në skenën shqiptare.

Kënga, një pjesë e së cilës sapo u zbulua për fansat e tyre është produkt i LorikM X GN Beatz VN Entertainment, mban titullin “Sevdali” dhe pritet të na bëjë të gjithëve të kërcejmë këtë verë.

Projekti do të vijë për publikun më 8 qershor.