11:36 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Majlinda Kelmendi: Kam nisur prej këtij vendi të vogël – i kam arritur majat botërore

Sot u përurua shtatorja e Majlinda Kelmendit, në Pejë.

Në një ceremoni të organizuar, pjesë e të cilës ishin shumë figura të njohura të Kosovës u përurua shtatorja e kampiones olimpike dhe botërore, Majlinda Kelmendi.

Pjesëmarrës ishte edhe presidenti i Federatës Botërore të Xhudos, Marius Vizer.

Pas zbulimit të shtatore, Majlinda Kelmendi, tha se kjo statujë do t’i motivojë fëmijët në Kosovë për t’i arritur sukseset që i kam arritur unë.

Kam shumë emocione. Po mendoj se statuja e ka vendin këtu ku kam lind. Kjo statujë ka me i motivu fëmijët në Kosovë për t’i arritur sukseset që i kam arritur unë. Krejt e kam fillu prej këtij vendi të vogël dhe i kam arritur majat botërore”, u shpreh Majlinda Kelmendi.