22:02 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Majlinda Kelmendi me pikë të plota në kategorizimin e sportistëve

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, i prinë listës së kategorizimit të sportistëve, bazuar në Rregulloren e kategorizimit të sportistëve. Ajo ka maksimumin e pikëve, 100.

Nga xhudoja, renditjen e pasojnë edhe Distria Krasniqi (45 pikë), Nora Gjakova (40), Akil Gjakova (37.5), Loriana Kuka (20), Laura Fazlija (10), Shpat Zeka (10). Nga karateja është Herolind Nishevci me 60 pikë, kurse nga bodybuildingu vijnë Jetmir Goqi (35 pikë) dhe Gentiana Beqa (30 pikë).

Trajneri i xhudistëve, Driton Kuka, kampion olimpik, ka fituar 131.5 pikë, bazuar në sukseset e xhudistëve të lartëpërmendur.

Në kategorizimin për trajnerë ndodhen edhe Shqipe Zogiani (30 pikë), trajnere e Herolind Nishevcit dhe Burim Ramiqi (17.5 pikë) e Dren Beqa (15 pikë), trajnerë të bodybuildingut.