23:48 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Majlinda Kelmendi medaljen ia dedikon futbollistit të ndjerë

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e Artë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Xhudistja nga Kosova në finale mposhti kampionen e deritashme të Evropës, rusen, Natalia Kuziutina.

Këtë triumf, Majlinda ia dedikon futbollistit që ka vdekur muaj më parë, Labinot Harbuzi.

Kjo është deklarata e Majlindës:

Faleminderit shume po ndjena shume e lumtur është hera e parë që po marr pjesë në lojërat evropiane, kjo është edhe gare në lojtarët evropian edhe ne kampionat evropian për këtë arsye mora dy medalje. Realisht ka qenë një ditë e gjate dhe e vështirë dhe me stres duke marrë parasysh se në dy vitet e fundit nuk kam marrë pjesë për shkak të lëndimit.
Finalja ka shku qysh e kom prit, rusja është shume e fortë fizikisht dhe e kam dite qe smuj me gjujt shpet, por në fund bëna gjuajtje dhe e ndjeva atmosferën e mirë që ka mbizotru, pasi që shumë shpesh sna jepet rasti me i pa tifozët shqiptar në këtë nivel.

Këtë medalje ia dedikoj një personi qe ka qenë i veçantë për mu, djalit të tezës, Labinot Harbuzit të cilin e kemi humbur më parë i cili ka qenë idolli im i parë dhe ka besu në mu qysh kur jam kan 12 vjet dhe gjithmonë ka thënë je më e mira në botë.