10:46 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Majlinda Kelmendi merr pasaportë diplomatike

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi ka pranuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi pasaportën diplomatike.

Bashkë me të me pasaporta diplomatike janë pajisur edhe trajneri Driton Kuka dhe kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i xhudistës kosovare, Driton Kuka përmes një postimi në Facebook.

“Presidenti Thaçi Solemnisht i dha Kampiones Olimpike Pasaportën Diplomatike!Ambasadorja më e mirë e vendit dhe popullit tim. Presidentit,Kryeministrit Haradinaj dhe stafit në MPJ u jemi mirënjohës për shtyerjen para të kësaj çështje! Besoj që e ka merituar!”, ka shkruar Kuka.

Ndërsa Presidenti i Kosovës e ka quajtuar Majlindën si ambasadorja më e çmuar e Kosovës.

“Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendin, për trajnerin, Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka. Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë”, ka shkruar Thaqi. /IndeksOnline/