11:48 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Majlinda Kelmendi mposht gjermanen, i afrohet medaljes së artë

Majlinda Kelmendi ka fituar edhe sot me ippon kundër gjermanes Verena Thumm.

Kosovarja ka fituar në rrethin e dytë të Grand Slam të Dusseldorfit që po mbahet në Gjermani, në kategorinë deri në 52 kg.

Me këtë fitore, kosovarja i afrohet medaljes së dytë të artë për këtë vit.

Pas shortit të hedhur dje, xhudistja pejane e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë i ra shorti me gjermanen Thumm, e cila po ashtu kaloi tutje pa luftë.

Në rrethin e tretë, xhudistja pejane do të përballet me brazilianen Eleudis Valentim. /IndeksOnline/