18:37 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Majlinda mbetet e ‘artë’ edhe pa medalje

Majlinda Kelmendi  gjithmonë do të mbetet krenaria jonë.

Edhe pse në këto gara që u mbajtën në Hungari, Kelmendi nuk arriti të fitoj medalje, ajo prap mbetet krenaria jonë.

Ajo arriti ti sjellë mjaftë shumë medalje shtetit të Kosovës, ku në  garat Evropiane Minsk 2019, arriti ta fitojë medaljen e artë, duke u shpallur kampione në këto gara. Por nuk ishte vetëm kjo e artë e saj, ajo kishte edhe shumë të tjera.

Me fitoret e saja Majlinda arriti të bëjë që të dëgjohet himni i Kosovës edhe në ato vende të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë,

Prandaj humbje apo fitore Majlinda do të mbetet “e arta” e Kosovës./Indeksonline/.