13:01 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Majlinda: Publiku brohorisnin Rusia, pas fitores u ktheva dhe i tregova që ne jemi këtu

Me të arritur në aeroportin e Prishtinës, kampionia Majlinda Kelmendi është shprehur tejet e gëzuar për faktin se arriti që të marrë medaljen e artë në Lojërat Evropiane që u zhvilluan në Bjellorusi.

Madje Majlinda tha se po ndjehet shumë mirë që pas lëndimit që pati dhe 14 muaj ishte jashtë garave është kthyer përsëri në formë dhe po arrin t’i rrëmbejë medaljet.

“Sigurisht se po njehëm shumë mirë, ka qenë hera e parë që kam marrë pjesë në gara evropiane dhe ndoshta kjo ka qenë  medalja e vetme e cila më ka mungu. Më gëzon fakti që jam bë e para dhe ka qenë kampionat.Kjo medalje e rrit vetëbesimin tem që jam në formë të mirë dhe jam gati për me vazhdu karrierën. Sigurisht se 14muaj kam qenë jashtë garave dhe ishte e vështirë dhe sigurisht më e vështirë ajo psiqike”, tha ajo, transmeton Indeksonline.

Majlinda gjithashtu theksoi se secilën garë që ka marrë pjesë pas lëndimit ka marrë medalje dhe që kjo po dëshmon se po kthehet gradualisht.

“Por fatmirësisht jam kthy shumë mirë secilën garë që kamë marrë pjesë pas lëndimit kam marrë medalje dhe tash në Lojërat Evropiane arrita me u bë e para dhe thjeshtë po tregon që po kthehem gradualisht. Për faktin se ishim në Bjellorusi dhe garuesja me të cilën kisha me u ndesh ish ruse dhe krejt salla brohoritke emrin e Rusisë dhe ishin numër i caktum i sportistëve që na përkrahnin neve atë ditë dhe u mundojshin me krejt forcat me u shty me ta kshtu që kur fitova u ktheva kah ata dhe ia bëra me dije që ne jemi këtu”, përfundoi ajo./Indeksonline/