22:14 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Majmuni nuk e lëshon foshnjën e tij edhe pse ka 10 ditë që ka ngordhur

Pamjet prekëse kanë treguar një majmun që mbante përreth vetes trupin e këlyshit të tij që kishte ngordhur vetëm 10 ditë më parë e madje kishte filluar të mumifikohej.

Majmuni i verdhë, i cili jeton në Olifants West Game Reserve në Afrikën e Jugut, vazhdoi të mbante foshnjën për më shumë se një javë pas vdekjes së saj.

Një student në Akademinë Campfire në rezervë, i cili filmoi krijesën tha se ishte ‘shumë e trishtueshme’ dhe ‘shqetësuese’.

Imazhet tregojnë aftësinë e kafshëve për t’u ndjerë të hidhëruara për të vdekurit e tyre një tipar i njohur të jetë i zakonshëm në mesin e krijesave, duke përfshirë elefantët, balenat, delfinët, ujqërit etj.