12:09 / E Premte, 15 Tetor 2021 / OSH

Majori hungarez Ferenc Kajari merr detyrën si komandant i ri i KFOR-it

Misioni ushtarak i Aleancës veri atlantike në Kosovë (KFOR) ka organizuar ceremoninë e ndërrimit të komandës.

Admirali Robert P. Burke, Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, e ka udhëhequr gjithë ceremoninë.

Më ketë rast Gjeneral Majori i Ushtrisë Italiane, Franco Federici, ai ka dorëzuar Komandën e KFOR -it Gjeneral Majorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari.

Kajari për median hungareze “MTI” ka thënë se ai do të jetë komandant i trupave të 27 vendeve që sigurojnë personelin e KFOR-it.

Hungaria gjithashtu do të dërgojë këshilltarin politik të komandantit dhe shefin e departamentit të këshillimit ligjor, si dhe disa oficerë të tjerë kryesorë që do të mbajnë “poste kyçe” në KFOR, sipas Kajari.

Ai gjithashtu njoftoi se Forcat e Armatosura Hungareze kishin një sistem të vendosur për trajnimin e personelit.

Komandanti tha se situata e sigurisë në Ballkan është aktualisht e qëndrueshme, por e brishtë.