19:32 / E Premte, 25 Qershor 2021 / OSH

Majori i Policisë së Kosovës, Driton Imeri diplomon në Itali, në Masterin akademik të nivelit te dytë

Majori i Policisë së Kosovës, Driton Imeri ka diplomuar me sukses në Masterin akademik të nivelit te dytë në Siguri, Koordinim të Interforcave dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar, në Itali.

Pjesë e ceremonisë së diplomimit ishte edhe Ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, transmeton Indeksonline.

Kjo ishte hera e parë që Kosova merr pjesë në këtë Master Akademik të nivelit të dytë.

Përveç Imerit, në këtë Master diplomuan edhe italian, shqiptarë, amerikan, brazilian dhe nigerian./Indeksonline/