12:07 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Makina e Contes shkatërrohet pasi një tavolinë qelqi ra mbi të si rezultat i një stuhie

Antonio Conte ishte pjesë e një episodi të pakëndshëm, pasi makina e tij u shkatërrua gjatë një stuhie të fortë ere.

Një tavolinë qelqi ra poshtë nga një terrasë dhe goditi makinën e trajnerit të Chelsea, duke shkaktuar dëmë me vlerë mijëra paundë.

Rasti mund të ishte fatal edhe për drejtorin e komunikimit të klubit, Steve Atkins, i cili ishte shumë afër.

” Unë pash Steve duke ecur drejtë makinës së Contes, pastaj paprimas ajo tavolinë e madhe ra papritmas dhe me shpejtësi të madhe, duke bërë që qindra copa të vogëla të shpërndahen kudo” , tha një nga pjesëtarët e stafit.

Incidenti ka ndodhur në vendin e parkimit të qendrës stërvitore të Chelsea. /IndeksOnline/