20:19 / E Diele, 21 Korrik 2019

Makina e parë në univers – mjeti hënor i vitit 1971

Pothuajse pesë dekada përpara Elon Muska, një makinë u nis për herë të parë në hapësirë.

Ndryshe nga Tesla Roadster, ky mjet përdoret me të vërtetë në hapësirë.

Para pesëdhjetë vjetësh, astronauti amerikan Neil Armstrong zbarkoi  në Hënë dhe u bë njeriu i parë që eci në sipërfaqen e satelitit natyror të Tokës.

Pas fluturimit të parë të suksesshëm, NASA lansoi gjashtë fluturake të bëra nga njeriu në Hënë, pesë prej të cilëve zbritën me sukses në këtë trup qiellor.

Në tri zbarkimet e fundit nga programi Apollo  – 15, 16 dhe 17, përveç ekuipazhit njerëzor, ishte edhe automjeti hënor Roving Vehicle (LRV), i projektuar posaçërisht për ngasje në sipërfaqen e Hënës. Kjo ishte makina e parë që u dërgua në hapësirë – por edhe i pari që u drejtua në një trup tjetër qiellor.

LRV u përdor për herë të parë nga ekuipazhi i Apollo 15, më 1971, transmeton KosovaPress.

Konstrukti ishte bërë nga telat e aluminit të përfocuar nga çeliku dhe sistemi i drejtimit ishte i ndryshëm nga ai i makinave të rregullta. Në vend të përdorimit të timonit dhe pedalit për frenim, mjeti hënor operohej përmes një lloj leve të vendosur në tastierën qendrore. Në vend të gomave, ishte përdorur një rrjetë teli prej çeliku.

Katër motorë elektrikë u përdorën për ngasje – secili prej tyre drejtonte nga një rrotë, kështu që automjeti hënor kishte motor në të gjitha boshtet. Secili nga motorët elektrikë kishte vetëm 0.25 kuaj fuqi, kështu që LRV kishte gjithsej vetëm një kuaj fuqi dhe mund të udhëtonte me një shpejtësi maksimale prej 14 km/h.

Ndryshe nga makinat e sotme elektrike, LRV nuk është imagjinuar se mund të rimbushet me energji elektrike, pasi nuk është planifikuar të kthehet në Tokë pas misionit, por të qëndrojë në Hënë.

Rryma ruhet në dy bateritë prej argjendi dhe zinku, me një peshë totale prej 54 kg dhe një kapacitet prej 8.7 kWh. Kjo ishte e mjaftueshme që LRV të arrinte deri në 90 km në sipërfaqen e Hënës.

Meqenëse nuk kishte shumë vende në anije kozmike Apollo, LRV duhej të ishte sa më i vogël dhe i lehtë. Gjatësia e makinës ishte vetëm 3 metra dhe me peshë 210 kg. Por, pasi bëhej fjalë për një automjet të projektuar rëndë, kapaciteti i të cilit ishte deri në 490 kg.

Në të njëjtën kohë, LRV mund të kishte shkuar përtej ngarkesës së plotë 90 km, por për arsye sigurie, NASA vendosi që automjeti hënor mos të largohet më shumë se 7,6 km nga moduli hënor. Në fakt, kjo ishte distanca maksimale që astronautët mund të kalonin në bazë në rast të prishjes së automjetit.

LRV u krijua në bashkëpunim midis Boeing dhe General Motors, sipas porosisë së NASA-s, dhe dizajni filloi në vitin 1969. I gjithë projekti kushtoi 38 milionë dollarë.

Nga katër LRV-të, tre prej tyre u përdorën në Hënë dhe astronautët kaluan një total prej 91.7 km. Megjithëse kishte disa probleme të vogla, të tre automjetet përfunduan me sukses detyrën për të cilën ishin projektuar.