23:44 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Makina e së ardhmes, frymëzuar nga Formula 1

Nëse e ardhmja është një vend me makina sportive si ky koncept i Inertia Kinetik, cdo gjë do dukej më e bukur. Është e ulët, është agresive dhe shumë aerodinamike, për të mos përmendur teknologjinë e lartë.

Dizajnuar nga Guillaume Garcia, Kinetik u frymëzua nga dizajnet e bolidëve të Formula 1, shkruan IndeksOnline.

Garcia pretendon se ideja e tij erdhi pasi kishte parë se si Red Bull Racing integroi pasqyrat anësore duke përdorur një shtyllë aerodinamike në të dy anët.

Duke marrë një qasje të ngjashme në Kinetik, projektuesi ishte në gjendje të krijonte një dizajn inovativ të pasqyrave të kamerës, që mbështetej në të dyja anët si një palë parakrah, ndërsa përzihet në mënyrë të përsosur me pamjet vizuale.

Panelet anësore, sic mund të shihni janë në gjendje të projektojnë imazhe, ndërsa brenda ka një kabinë mjaft moderne dhe një pult të teknologjisë së lartë. /IndeksOnline/