07:58 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Makina futet brenda lokalit në Tiranë

Të mërkurën në mbrëmje ka ndodhur një aksident, ku si pasojë një veturë është futur brenda një lokali në qytetin e Tiranës.

Ende nuk dihet nëse ndonjë person ka marrë lëndime trupore gjatë këtij aksidenti. Ndërsa raportohet se dëmet materiale janë të mëdha, shkruan Syri.net.

Autoritetet e sigurisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë shkaku i aksidentit.