23:02 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

“Makina ime është Ferrari dhe shkon shpejt”, arrestohet 29-vjeçari

Një njeri në Florida është arrestuar pasi kishte ikur nga një zëvendës sherif me Ferrarin e tij, të dielën në mëngjes.

29-vjeçari Gabriel Molina ishte parë nga vendasit duke vozitur “egërsisht” në Autostradën 1 në Florida.

Robert Dosh, i cili ishte stacionuar në Mile Marker 87, u informua për këtë dhe – pas pak kohe, vërejti Ferrarin duke vozitur afërsisht 100 km/orë në korsi qendrore. Kur ai po e ndiqte, Molina shtypi në 160 km/orë dhe fiki dritat e makines.

Shoferi i Ferrarit u gjind më vonë nga Sgt. Dosh në një stacion benzine dhe u arrestua menjëherë.

Molina nuk rezistoi dhe pranoi vozitjen e tij të shpejtësisë. Shfajësim i tij? “Makina ime është Ferrari dhe shkon shpejt.” Ne supozojmë se sherifi Dosh nuk ishte aq i impresionuar.

29-vjecari pritet të dalë para gjykatë më 7 maj me akuzat për shpejtësi dhe tentim largimi nga një oficer i zbatimit të ligjit. /IndeksOnline/