09:15 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Makth spanjoll për italianët: 4 fitore në 32 takime

Ndeshjët e Ligës së Kampionëve këtë javë kanë fuqizuar sindromën spanjolle ndaj ekipeve italiane.

Me një rezultat të përgjitshëm prej 7-1 , Juventus dhe Roma kundër Real Madrid dhe Barcelonës thellojnë krizën italiane ndaj spanjollëve, shkruan IndeksOnline.

Dzeko ishte goli i parë në duelin Itali-Spanjë, ndërsa më parë gjallorosët nuk kishin shënuar gola ndaj Atleticos në fazën e grupeve ( 0-0 në shtëpi dhe 2-0 në Spanjë ) ndërsa Juventus poashtu nuk kishte shënuar ndaj Barcelonës në grupe ( 3-0 në Camp Nou dhe 0-0 në ‘Allianz Stadium’ )

Rezultate negative këto për klubet italiane: 4 humbje, 2 barazime dhe 0 fitore.

Këtu është përmbledhja e këtij viti:

Barcelona – Juventus 3-0
Juventus – Barcelona 0-0
Roma – Atletico 0-0
Atletico – Roma 2-0
Juve-Real 0-3
Barcelona-Roma 4-1

Trendi u konsolidua tashmë në vitet e mëparshme: duke analizuar 5 sezonet e fundit, nga 2013/14 deri më sot, rezulton se italianët kanë fituar vetëm 4 ndeshje ë 32 ndeshje kundër spanjollëve (duke marrë parasysh gjithashtu edhe preliminaret e Championsit) .

2013/2014: 0 fitore, 2 barazime, 4 humbje

Real Madrid-Juventus 2-1
Juventus-Real Madrid 2-2
Milan-Barcelona 1-1
Barcelona-Milan 3-1
Milan-Atletico 0-1
Atletio-Milan 4-1

2014/2015: 1 fitore, 3 barazime, 3 humbje

Napoli-A. Bilbao 1-1
A. Bilbao-Napoli 3-1
Atletico-Juventus 1-0
Juventus-Atletico 0-0
Juventus-Real 2-1
Real-Juventus 1-1
Juventus-Barcelona 1-3

2015/2016: 1 fitore, 1 barazim, 4 humbje

Juventus-Sevilla 2-0
Sevilla-Juventus 1-0
Roma-Barcelona 1-1
Barcelona-Roma 6-1
Roma-Real 0-2
Real-Roma 2-0

2016/2017: 2 fitore, 2 barazime, 3 humbje

Juventus-Sevilla 0-0
Sevilla-Juventus 1-3
Real-Napoli 3-1
Napoli-Real 1-3
Juventus-Barcelona 3-0
Barcelona-Juventus 0-0
Juventus-Real 1-4

Në total: 4 fitore për italianët, 10 barazime , 18 fitore të spanjollëve

/IndeksOnline/