19:59 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Malajzi/ Liridon Krasniqi gol në fitoren e Kedah (Video)

Liridon Krasniq ka shënuar një gol të bukur në fitoren e Kedah FA.

Skuadra e Kedah FA mposhti 2 me 1 ekipin e Negeri Sembilan, në xhiron e 10’të në Superligën e Malajzisë, shkruan IndeksOnline.

Golin e parë në ndeshje e shënoi kosovari, Liridon Krasniqi.

Ish-mesfushori i Kombëtares së Kosovës ka shënuar 5 gola në 10 paraqitje këtë sezon. Ai po vazhdon më formë të mirë dhe pret thirrje nga trajneri i Kosovës, Challandes./IndeksOnline/