18:16 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Liridon Krasniqi shënon gol të bukur në Malajzi, ka një mesazh të ashpër për trajnerin e Kosovës (Video)

Liridon Krasniqi vazhdon me formë superiore në Kampionatin e Malajzisë.

Futbollisti i Kosovës shënoi një gol të bukur në fitoren e Kedah FA 2 me 0 ndaj Pahang, shkruan IndeksOnline.

Golin kosovari e shënoi në minutën e 88’të pas një sprinti të pabesueshëm! Ky ishte goli i gjashtë për Krasniqin në 11-xhirot e para të Superligës në Malajzi.

Ai përmes rrjeteve sociale ka dhënë një mesazh për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe për trajnerin e ri, Bernard Challandes.

“Një natë e mrekullueshme. Të fala, po e dini se kujna!… Sa të doni mbyllini sytë dhe veshët, por prapë zhurmën time kini me digju. Qështu përgjigjem unë”, ka shkruar Krasniqi.

Ka kohë që mesfushori 26-vjeçar nuk është ftuar nga Kosova për ndonjë ndeshje.

Hera e fundit kur Liridoni ishte pjesë e Kosovës, ishte viti 2015, më 10 tetor, në takimin Kosova – Equatorial Guinea.

Madje në këtë ndeshje, ku Kosova kishte fituar 2 me 0,  Krasniqi u ndëshkua me karton të kuq direkt./IndeksOnline/