75 Mall Live Search
23:19 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Maldini i befasuar nga Gattuso

E ardhmja e Milanit është ende e paqartë. Rosonerët presin vendimin e UEFA-së të cilin do ta marrin në fund të muajit.

Skuadra rrezikon të përjashtohet nga garat evropiane dhe t’i ndalohet mundësia për të transferuar lojtar të ri gjatë këtij afati kalimtar.

Për këtë nuk ka dashur të flasë edhe legjenda e klubit kuq e zi, Paolo Maldini, shkruan indeksonline.

“Bisedimet për përjashtimin e mundshëm të Milanit nga Evropa shkojnë përtej logjikës së fushës, kështu që është më mirë të mos merrem me këtë temë … Unë nuk e di nëse unë kam një të ardhme në shoqëri por e që di sot nuk është asgjë”, ka thënë pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve.

Ai gjithashtu ka folur edhe për rinovimin e Romangolit dhe punën e ish-shokut të skuadrës, Genaro Gattuso.

“Jam i lumtur që ka rinovuar, ai është një lojtar i rëndësishëm. Ai është një nga mbrojtësit e ri me më prespektivë jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë. Ishte një lëvizje e madhe”, ka thënë Maldini.

“Gattuso më ka mahnitur mua, ishte një pikë reference e rëndësishme për skuadrën dhe lojtarët”, përfundoi Paolo. /IndeksOnline/

Temat: