23:59 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Maldini tregon se cilën pozitë e synon Milani në Serie A

Paolo Maldini ka treguar se synimi i vetëm i Milanit në Serie A këtë edicion është pozita e katërt.

Drejtori për zhvillim strategjik i Milanit ka thënë se të gjithë janë ndier të zhgënjyer me derbin ndaj Interit, por është koha të rimëkëmben.

“E kuptoj plotësisht zhgënjimin për lojën e dobët në derbi. Por, kemi dy ndeshje të radhës që mund t’i fitojmë dhe të këndellemi. Ka besim në skuadër se mund të arrijmë suksese. Synimi jonë është vendi i katërt në Serie A që dërgon në Ligën e Kampionëve” ka thënë Maldini./Indeksonline/

Temat: