08:23 / E Enjte, 16 Shtator 2021 / C E

Maldini nuk fshihet: Kjo që bëra si drejtues me Milanin, krenari e madhe

“Të ndihmosh Milanin të luajë në Ligën e Kampionëve është një krenari e madhe”. Paolo Maldini, drejtori teknik i kuqezinjve, foli për “Sky Sport” pak minuta para fillimit të ndeshjes Liverpool-Milan 3-2, debutimit sezonal të të besuarve të trajnerit Pioli në Ligën e Kampionëve.

“Çdo vit ne përpiqemi të përmirësohemi, të qenit në katër vendet e para të Serie A është objektivi kryesor. Në Ligën e Kampionëve gjithmonë duhet të hyjmë nga dera e përparme, – shtoi ish-kapiteni i kuqezinjve, i cili më tej foli për rëndësinë e tifozëve në shkallët e stadiumeve.

Shumë argumentuan se një pjesë e suksesit vitin e kaluar ishte për shkak të faktit se kishte më pak presion në stadium. Jo, nuk është fare kështu. Presioni i tifozëve është gjithmonë një faktor përcaktues për mirë. Si në Ligën e Kampionëve, edhe në Serie A”.