08:05 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Maldini zbulon kushtin që Ibra të qëndrojë te Milani

Zlatan Ibrahimovic me kalimin e tij te Milani në merkaton e dimrit i ka ndryshuar fytyrën skuadrës kuqezi pavarsisht se ekipi i Piolit është ende larg zonës Champions.

Që Ibra të qëndrojë te Milani edhe sezonin e ardhshëm pasi ka firmosur për 6 muaj me opsion rinovimi edhe me një tjetër vit, rinovim që mund të vijë automatikisht nëse plotësohet një kusht dhe kushtin e ka zbuluar në intervistë për mediat italiane drejtuesi Paolo Maldini.

“Me Ibrën kemi firmosur kontratë gjashtë mujorë me rinovim automatik nëse kualifikohemi në Champions League. Nëse nuk e arrijmë këtë, është e natyrshëm të bisedojmë për qëndrimin e tij. Me Ibrën gjithnjë ekziston një diskutim personal në të cilin gjithmonë duhet të ketë një dialog të hapur. Gjithmonë ka qenë kështu, përndryshe ai nuk do kishte ardhur këtu”, përfundoi Maldini.